Showing posts with label Kopi Kyçyku. Show all posts
Showing posts with label Kopi Kyçyku. Show all posts
Trofeul ”Vulturul de Aur - Vocea comunității în Diaspora”
La 2 martie 2019, la Tirana şi-a desfăşurat cu mare succes lucrările cel de-al Doilea Summit al Diasporei Albaneze, cu o amplă participare a albanezilor de pretutindeni, respectiv Oficialităţilor Republicii Albania.
La acest eveniment național impresionant, Președintele Permanent al Asociației Culturale Albaneze "Haemus" Acad. Kopi Kyçyku a fost onorat din partea Statului Albanez cu Trofeul ”Vulturul de Aur - Vocea comunității în Diaspora” (cu motivația: "Scriitor și publicist, editor și istoric, membru marcant al diasporei albaneze din România, reprezentant dintre cei mai distinși ai inteligenței albaneze într-o țară în care diaspora noastră are o tradiție strălucită, Domnia Sa devenind una dintre vocile, chipurile și condeiele cele mai de succes ale comunității albaneze din lumea întreaga”).
Kongresi i Botës Shpirtërore Rumune / Congresul Spiritualității Românești - Alba Iulia 2017
Në datat 28 nëntor - 2 dhjetor 2017, në qytetin rumun Alba Iulia, zhvilloi punimet Kongresi i përvitshëm i Botës Shpirtërore Rumune. Në këtë forum të rëndësishëm kulturor e shkencor ndërkombëtar, të drejtuar me pasion, kompetencë e zhdërvjelltësi nga intelektuali poliedrik, akademiku Viktor Kraçun, krahas pjesëmarrësve të përfaqësuesve të bashkësive rumune nga mbi 35 vende të botës, ishin ftuar dhe morën pjesë me kumtesa në seksionet përkatëse akademiku Kopi Kyçyku dhe intelektuali arumun Dhimitër Tanellari.
Veprimtari shkencore kushtuar marrëdhënieve shqiptaro-rumune / Activitate științifică dedicată relațiilor albano-române (Korçë, Albania) AL
Më 10 nëntor
2017, në amfiteatrin e mbushur plot me studentë, pedagogë dhe punonjës
shkencorë të Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, u zhvillua një veprimtari
me temë historinë e marrëdhënieve tradicionale dhe gjithëpërfshirëse
shumëshekullore ndërmjet popujve shqiptar e rumun, për rolin e arumunëve të
Shqipërisë dhe shqiptarëve të Rumanisë, si elementë ndërlidhës midis Shqipërisë e Rumanisë dhe
ndihmesës së çmuar që ata kanë dhënë e japin në vazhdimësi në fusha të
ndryshme, në të dy vendet.
Për sa më sipër
folën ambasadori i Rumanisë në Tiranë, Mirçea Perpelea, dhe akademiku Kopi Kyçyku, president ekzekutiv i Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Haemus” me seli
qendrore në Bukuresht.
Në fund, pjesëmarrësit bënë pyetje dhe diskutime.
“Viața începe vineri” de Ioana Pârvulescu în limba albaneză [AL]
“Romani ka dhe një strukturë
origjinale. Të gjithë personazhet, edhe kur nuk janë të lidhur me njeri
tjetrin, jetojnë paralel me njeri tjetrin. Parvulesku ka shkruar dhe shkruan
mjaft non-fiction – për këtë arsye ka një ndjenjë të ndryshme mase në
shtjellimin e subjektit dhe të narracionit; por, në libër gjejmë dhe atmosferë Krishtlindjesh Dikensiane, të
përzier me lidhje dashurore, vetmi, mister dhe realitet të ashpër, të gjitha
brenda kornizës historike.
Përse ky roman tërhoqi shumë vëmendjen, përse u
përkthye menjëherë në një numër të madh gjuhësh? Ndoshta për pyetjet që ngrejnë
personazhet e autores dhe fati i tyre? Cila është bota ku ne duam të jetojmë? E
shkuara? E tashmja apo e ardhmja? Do të jemi gjithnjë pre e ëndrrës, pa u
përpjekur të ndryshojmë të tashmen, që është e ardhmja e të shkuarve të dikurshëm,
pra ne jemi ëndrra e tyre? Këtë kishin dashur ata?
Të gjitha këto pyetje ekzistenciale, të shprehura
përmes një mjeshtërie të habitshme artistike dhe tejet origjinale, siç thamë
dhe më lart, na shtyn ta lexojmë jo vetëm me
kureshtje, por edhe me reflektim.
Në shqip, romanin Jeta fillon të premten e ka
sjellë shtëpia botuese PEGI, me përkthimin e shkëlqyer të Kopi Kyçykut, njohës
i vjetër e i thellë i gjuhës rumune, por, për më tepër njohës dhe dashurues i
shqipes dhe i mundësive të saj të pamata letrare”.
Diana Çuli
Gazeta MAPO, 2017
Joana Parvulesku
Jeta fillon të premten, roman
Shqipëroi Kopi Kyçyku
Botoi PEGI, Tiranë 2017
”Manuel” de Corneliu Zeană în limba albaneză [AL]
Profesor doktori në
kardiologji, Korneliu D. Zeana, u
lind më 11 prill 1939, në qytetin rumun Rëmniku-Vëlçea. U detyrua të ishte
punëtor i thjeshtë në Hekurudhë, fill pasi e përjashtuan nga shkolla për shkak
të arrestimit të të atit, mjek e profesor në Universitetin e Kluzh-Napokës. Në
këtë qytet, pas shumë pengesash e peripecish të natyrës politike, edhe Korneliu
D. Zeana vazhdoi dhe përfundoi me Diplomë të Merituar Fakultetin e Mjekësisë, më
1961. Rezultatet e shkëlqyera në mësime i dhanë të drejtën të zgjidhte vendin e
punës. Mjeku i ri kërkoi diçka që hynte në kategorinë e punëve “tepër të vështira”. Themeloi ambulancën
dhe shtëpinë e lindjes në komunën Mujereaska të rrethit Vëlçea dhe, pasë pesë
vjetësh ushtrimi të profesionit në fshat, u caktua preparator në Fakultetin e
Mjekësisë “Karol Davila” të Bukureshtit. Në periudhën 1967-1989 ishte docent
pranë katedrës së Mjekësisë së Brendshme dhe të Kardiologjisë.
Korneliu D. Zeana
është anștar nderi i Akademisë së Mjekësisë të Rumanisë dhe i Komitetit
Drejtues të Shoqatës së Mjekëve Shkrimtarë dhe Publicistë Rumunë (SMSPR), degë
e Bashkimit Botëror të Shkrimtarëve Mjekë (UMEM).
Ka botuar poezi, ese
dhe proza të shkurtra në organet “Dacia
Literara”, “Literatorul”, “Romania Libera”, “Adevarul”, “Contemporanul”
etj, është përfshirë si autor në antologji epigramesh dhe në Fonotekën e Artë
të Radiopërhapjes Rumune. Është drejtor themelues i revistës “Cugetarea europeană” (Mendimi evropian),
që merret kryesisht me filozofinë politike të Bashkimit Evropian; president
themelues i Seksionit Rumun të Lëvizjes Evropiane dhe i Shoqatës Evropiane të
Kuadrove Mësimdhënëse, seksioni Rumania. Këto shoqata, me seli qëndrore në
Bruksel dhe të përfaqësuara në Parlamentin Evropian, promovojnë frymën
evropiane në Rumani, por edhe imazhin e saj në Kontinentin Plak.
"Shqiptaret" - një dramë për virtytet e gruas shqiptare / ”Albanezii” - o dramă despre virtuțile femeii albaneze - [AL]
![]() |
| Coperta piesei, publicată de Editura Clubul Poeziei (Klubi i Poezisë) Tirana 2016 |
Shkrimtari rumun Stefan Xheorxhesku-Serxhent (1859-1922), luftëtar i vijës së parë në përpjekjet për Pavarësinë e Rumanisë, ka qënë mik i çiltër e i zjarrtë i kombit e i popullit tonë. Këto ndjenja të ngrohta ai i ka shprehur nëpërmjet veprës së tij letrare, në prozë e në poezi. Vend të dukshëm në këtë drejtim ze edhe drama me pesë akte në vargje “Shqiptarët”, e botuar në Bukuresht nga Instituti i Arteve Grafike të Rumanisë, më 1898 dhe e vënë në skenë, po aty, një vit më vonë.
Njohës i mirë i historisë dhe i traditës sonë, autori ka ditur të na japë me vërtetësi, me patos e me art, tablo të fuqishme e prekëse nga luftrat heroike e të njëpasnjëshme të bijve e bijave të popullit tonë në vitet e fundit të sundimit të Sulltan Mehmetit II (1784-1839).
Idetë se forca e gjallë, që do ta shpëtojë Shqipërinë, janë masat popullore, njerëzit e thjeshtë, madje edhe gratë si Dora, me aftësi komanduese dhe se Shqipëria rron e do të rrojë edhe pa Skenderbeun, se vepra e fryma e tij janë në zemrat e të gjithëve, nënvizohen qartë gjatë krejt zhvillimit të ngjarjeve të dramës. Kemi arsye të besojmë se emrin e protagonistes kryesore të dramës, Dora, autori ia ka marrë “hua” së shquarës sonë Dora d’Istria, aq e njohur dhe e vlerësuar në Rumani, por edhe në botë.
Autori di të bëjë një diferencim të thellë edhe në gji të shoqërisë osmane, duke dalluar qartë e prerë kastën e korruptuar të Sulltanit nga njerëzit e thjeshtë, që vuanin e shtypeshin njëlloj si popujt e tjerë të perandorisë. Krahas shqetësimit të Sulltanit, ngaqë “Shqipëria është kockë e fortë dhe e pakapërdishme”, zbërthehen artistikisht, në dritën e fakteve historike, dhelpëria e qëndrimi me dy faqe i Venetikut ndaj çështjes shqiptare.
Në atë përleshje të pabarabartë me armiq të hapur e të mbuluar, populli ynë ishte ngritur i tëri për të flijuar gjithçka në altarin e lirisë. Prej detit të urrejtjes popullore, si dallgë të fuqishme, ngrihen e vërsulen mbi pushtues e tradhtarë edhe vajzat e nënat shqiptare. Ato, jo vetëm lindin e rritin trima, por edhe luftojnë në krah të tyre, atje ku rreziku është më i madh. Pena e Xheorxhesku-Serxhent-it i ka qarë me lot këto krijesa titanike, që vetëm një truall i larë me lumenj gjaku mund t’u japë jetë. Me zemrën mal e shpirtin det, ato kacafyten me vdekjen për të shpëtuar jetën e fëmijëve, pra të ardhmen e kombit. Kështu i kanë mësuar atdheu e liria. Duke shpalosur një mozaik të tërë virtytesh, njëri më i çmuar e më i ndritshëm se tjetri, autori, si rrallëkush, argumenton artistikisht përse femra shqiptare brezpasbrezi i ka merituar plotësisht nderimin e mirënjohjen e popullit të vet e të njerëzve përparimtarë kudo në botë.
Cuvintele comune în albaneză şi în română - mărturie a legăturilor tradiţionale între două popoare străvechi
KOPI KYÇYKU
Prezenţa în Albania a unei
populaţii aromâne, - aromâna fiind considerată aproape în unanimitate ca un
dialect al limbii române - a pus în faţa cercetătorilor problema apariţiei
acestui dialect în afara graniţelor României[1]. Legat
de teritoriul de formare a limbii şi a poporului român şi implicit de apariţia
acestei populaţii de limbă română în Peninsula Balcanică, au existat în
principal două teorii: teoria imigraţionistă şi teoria continuităţii.
Susţinătorii teoriei imigraţioniste, pornind de la existenţa în limba română a
unor cuvinte comune cu limba albaneză (iată o listă oferită de ei: abure,
balaur, baligă, baltă, barză, brad, brâu, bucurie, buză, căpuşă, căpută, cătun,
copac, copil, curpăn, cursă, dărâma, daş, fărâmă, gălbează, gard, gărdină,
gata, ghimpe, ghioagă, groapă, grumaz, guşă, măgură, mal, mână, mărat, mătură,
mazăre, moş, măgure, murg, năpârcă, păstaie, părâu, pururea, rânză, sarbăd,
scăpăra, scrum, sculă, sâmbure, spânz, stuped, strungă, şopârlă, şut, ţap, vatră,
vătui, viezure, zburda, zgardă[2]), au ajuns la concluzia că patria
poporului român a fost undeva în Balcani, alături de poporul albanez, de unde
ar fi imigrat în teritoriul actual. Argumentele susţinătorilor acestei teorii
sunt şubrede. De fapt, aceste cuvinte comune nu prezintă acelaşi fonetism şi
sens pe care ar trebui să-l aibă în urma acestei convieţuiri. Pe de altă parte,
lingvistul bulgar D. Decev a remarcat că, în cazul unei convieţuiri între
români şi albanezi în Balcani, rezultatul ar fi trebuit să fie o limbă comună
sau înrudită şi nu două limbi total diferite. În realitate, cuvintele comune
limbii române cu albaneza - de fapt în număr mult mai mare decât s-a crezut
până acum - nu sunt împrumuturi reciproce, ci sunt, în primul rând, moşteniri
luate şi de una şi de cealaltă limbă din fondul lingvistic străvechi
indo-european carpato-balcanic.
Pe aceeaşi linie, academicianul
Alex. Rosetti, în lucrarea sa “Istoria limbii române”[3], sublinia că prezenţa în limba română a
unui număr de cuvinte ce se regăsesc şi în albaneză, “nu implică în mod necesar
contactul dintre strămoşii noştri şi strămoşii albanezilor, întrucât aceste
cuvinte se explică printr-un criteriu comun: o limbă azi dispărută, a cărei
formă actuală este, cel puţin în parte, albaneza de astăzi, şi care a lăsat
urme în vocabularul populaţiei romanizate dunărene”. În continuare, autorul
ajunge la concluzia că teritoriul lingvistic al strămoşilor albanezilor se
întindea şi la nordul teritoriului lor actual şi că, prin urmare, strămoşii
albanezilor erau vecini cu strămoşii românilor.
Minoritatea albaneză din România în epoca contemporană
Acad. KOPI KYÇYKU
Albanezii, atestaţi documentar, sunt prezenţi în ţările române începând din mijlocul veacului al XVI-lea, ca păstori, ostaşi şi gardă domnească, păzitori înarmaţi ai diverselor conace, negustori şi, mai târziu, emigranţi politici.
Ïn ţinutul aurifer din Munţii Apuseni s-au găsit chiar inscripţii foarte vechi, cu numele aşezărilor predecesorilor albanezilor, al coloniştilor iliri (ei s-au aşezat în centrul minier de la Alburnus Maior, în vicus şi castelle: vicus Pirustarum, castellum Baridustarum[1], după sistemul de organizare dalmaţiană, în jurul secolului al doilea după Hristos.
În epoca feudală,
lupta împotriva dominaţiei otomane cuprinde acţiuni paralele sau comune ale
celor două popoare. În campaniile sale antiotomane, Iancu de Hunedoara a
urmărit şi colaborarea militară cu poporul albanez care, sub conducerea eroului
său naţional, Gheorghe Kastrioti Skanderbeg (1405-1468), în acel timp dădea
grele lovituri otomanilor[2].
Cunoaştem, de asemenea, acţiunea paralelă de apărare împotriva otomanilor pe
care au avut-o în a doua jumătate a secolului al XV-lea, pe de o parte Ştefan
cel Mare (1457-1504) şi pe de altă parte Skanderbeg.
Un voievod de
origine albaneză, Vasile Lupu (1635-1653), şi-a petrecut cea mai mare parte a
vieţii în Moldova, fiind exponentul intereselor boierimii moldovene.
Prezenţa
albanezilor în România este legată şi de răscoala din 1821. Ei au făcut parte
din oastea lui Tudor Vladimirescu, fapt
atestat de multe documente[3].
Printre
participanţii la răscoala, sau la revoluţia pandurilor, din 1821, menţionăm pe
scriitorul albanez Naum Veqilharxhi, care a jucat un rol important în mişcarea
de renaştere culturală albaneză[4].
Născut în comuna aromână Vithkuq (Albania), din apropierea oraşului Moscopole
(Voskopoja)[5],
Veqilharxhi a stat mulţi ani la Brăila şi a creat un alfabet propriu pentru
limba albaneză[6]. Cu
acest alfabet el a alcătuit două abecedare şi a plecat cu ele la Constantinopol
ca să le tipărească. Acolo, Veqiharxhi a reuşit să-şi scoată lucrările la lumină, însă peste numai un an a fost
ucis, pare-se de către agenţii bisericii greceşti, care nu vedeau cu ochi buni
trezirea albanezilor, prin şcoală, la o viaţă naţională. Abecedarele lui
Veqilharxhi au fost difuzate în diverse centre din Albania.
Şi familia Ghika,
binecunoscută în istoria României, este de origine albaneză. Ea a dat Moldovei
şi Ţării Româneşti numeroşi voievozi, identificându-se încă din veacul al
XVII-lea cu interesele de atunci ale ţărilor române. Din familia Ghikuleştilor
face parte şi Elena Ghika, cunoscută mai ales sub pseudonimul său literar Dora
d’Istria. Timp de câteva decenii, nici o altă femeie, în afară de George Sand,
nu s-a bucurat de atâta popularitate în lumea intelectuală europeană ca Dora d’Istria.
„E de uimit câte cunoştinţe se adunaseră
în mintea acestei excepţionale femei şi
cu câtă uşurinţă le putea ea scoate în front ori de câte ori era o bătălie de
dat. Căci ea a fost o predicatoare de crez luptător. Liberalismul anticlerical
a găsit în ea o neobosită apărătoare. Şi tot aşa dreptul de a trăi al
naţiunilor”, scria despre ea marele istoric român Nicolae Iorga[7].
Simpozium Ndërkombëtar për Levantin / Simpozion Internațional despre Levant
| Bukuresht, foto Iulia Enkelana |
Lëvizjet
progresiste që zunë fill në vitin 2011 në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e
Mesme tërhoqën vëmendjen e njerëzimit mbi Mesdheun, duke “rizbuluar” këtë djep
të lashtë të qytetërimit botëror. Zgjerimi i vazhdueshëm i hapësirës
demokratike është duke përftuar edhe një lloj të ri marrëdhëniesh ndërmjet
shteteve, mbështetur në dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, duke nxjerrë në
plan të parë diplomacinë kulturore dhe dialogun ndërkulturor e duke hequr dorë
nga marrëdhëniet e vjetra të ndërtuara mbi forcën ushtarake dhe trysninë
ekonomike. Lloji i ri i marrëdhënieve, që ofron një shans për paqen në botën e
globalizuar, mund të gjejë një burim frymëzimi në botën e hershme të Levantit,
- me “Levant” nënkuptohen
territoret në Mesdheun Lindor, duke përfshirë edhe Sirinë, Libanin, Izraelin,Palestinën,
Jordaninë, Irakun etj.
Potenciali
i Levantit është i madh, jo vetëm ngaqë prej mbi një mijë vjetësh ka qënë djepi
i diplomacisë kulturore, por edhe sepse perandoritë romake, bizantine dhe
otomane kanë krijuar aty, secila në mënyrën e vet, një hapësirë të gjerë
shkëmbimesh, - mallrash dhe idesh, - me dialog kulturor. Ballkani dhe Evropa
Juglindore, për një kohë të gjatë kanë qënë në kontakt me Afrikën e Veriut dhe
me Lindjen e Afërme dhe banorët e kësaj zone kanë përvojë të pasur përsa i
përket dialogut ndërkulturor.
Mihai Vasile: „Kopi Kyçyku, udhërrëfyesi ynë nëpër Shqipëri”
Revista “România pitorească” (Rumania piktoreske), që del pa ndërprerje në Bukuresht, qysh në vitin 1933, në gjuhët frëngjisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht, italisht dhe rumanisht, në numurin e fundvititit (472 / 2012), ka botuar një artikull të zëvendëskryeredaktorit të saj, Mihai Vasile, me titull: „Kopi Kyçyku, udhërrëfyesi ynë nëpër Shqipëri”, të shoqëruar me gjashtë fotografi me ngjyra, në të cilin thuhet:
Nata kishte rënë me kohë, madje para se të dilnim nga Maqedonia. Kështuqë kur vumë këmbë në tokën shqiptare nuk mundëm veçse të hamendësonim se si do të ishin viset që do të përshkonim. Liqeni i Ohrit na u përshfaq vetëm si një hapësirë e gjerë, e errësuar, diku në të majtë. Si nëpër ëndërr përfytyroja se po kalonim nëpër rrugë gjarpërore dhe se një pjesë e tyre ishin në riparim e sipër. Vetëm kaq!
Dritat e qytetit turistik Pogradec më zgjuan nga gjumi që
ma kish dyndur çdo pjesëzë të trupit. Diku, pranë shoferit, zoti Valentin Cigëu
po fliste në telefon. Fliste në rumanisht, për të kërkuar hollësi rreth vendit
ku duhej të mbërrinim. „Zoti profesor... zoti akademik...” . Duke e vënë veten
në vendin e shoferit, fillova të interesdohem edhe unë për bisedën, por sakaq e
kuptova se, më në fund, edhe unë s’jam veçse një pjesëstar i zakonshëm i
grupit, pa ndonjë përgjegjësi. Dhe u qetësova.
Andreea-Ileana Danielesku: "Disa ditë nëpër Vendin e Shqiponjave"
Në Shqipëri mbërritëm në orët e vona të natës, pas një rrugëtimi të gjatë, tejet të gjatë, që e nisëm në Bukuresht në të aguar, përshkuam Bullgarinë e më pas Maqedoninë. Në qytetin ku u ndalëm, nga ballkoni i dhomës së hotelit, nëpër terrin e natës së ndërprerë nga një reklamë e madhe në ndërtesën përballë, - që tregonte, me një të kuqe të fortë, datën, orën lokale, temperaturën e ajrit, - dhe nga drita e hënës pothuajse të rrumbullaktë, syri na zuri një cep të ndritshëm uji që përpëlitej në vorbullën e valëve dhe duke rrezatuar vazhdimisht në breg një rënkim nënshtrimi. Isha e sigurtë që nuk ndodhesha në det, por nuk kisha as më të zbehtën ide për çka do të m’i gëzonte sytë dhe shpirtin pas lindjes së diellit...
Gjendeshim në Pogradec apo Enkelana, në Juglindje të vendit, në breg të Liqenit
të Ohrit, kufi natyror me Republikën e Maqedonisë. Një qytet me afro 30.000 banorë,
me histori mijëvjeçare, i qarkuar në Veri dhe në Jug nga male me shkëmbinj
karstikë, si një kështjellë, pikturuar nga peneli i vjeshtës me ngjyra vaji,
duke mbrojtur me ëmbëlsi shtrirjen e ujit, për t’u bashkuar në largësi me
sivëllezërit maqedonas. Një stacion turistik i bukur, ku pushonin dikur vetëm
udhëheqësit e vendit, me diktatorin Enver Hoxha në krye. Parqe me bimësi
mesdhetare, me shtatore të frymëzuara, kushtuar atyre që e kanë gdhendur emrin
në librat e artë të kulturës shqiptare, - shkrimtarë, piktorë, historianë.
Lokale të vegjël dhe kafene ku të presin e të shërbejnë si jo më mirë, rrugica
me “yje” në kujtim të disa personaliteteve, me boutique me mallra të rafinuara
dhe çmime të pranueshme. Makina pak, me marka interesante, megjithse jo të
gjitha të reja, njerëz të veshur thjesht nëpër rrugë, kurreshtarë ndaj
turistëve.
Subscribe to:
Posts (Atom)

















