Më 10 nëntor
2017, në amfiteatrin e mbushur plot me studentë, pedagogë dhe punonjës
shkencorë të Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, u zhvillua një veprimtari
me temë historinë e marrëdhënieve tradicionale dhe gjithëpërfshirëse
shumëshekullore ndërmjet popujve shqiptar e rumun, për rolin e arumunëve të
Shqipërisë dhe shqiptarëve të Rumanisë, si elementë ndërlidhës midis Shqipërisë e Rumanisë dhe
ndihmesës së çmuar që ata kanë dhënë e japin në vazhdimësi në fusha të
ndryshme, në të dy vendet.
Për sa më sipër
folën ambasadori i Rumanisë në Tiranë, Mirçea Perpelea, dhe akademiku Kopi Kyçyku, president ekzekutiv i Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Haemus” me seli
qendrore në Bukuresht.
Në fund, pjesëmarrësit bënë pyetje dhe diskutime.