Showing posts with label ”Manuel”. Show all posts
Showing posts with label ”Manuel”. Show all posts

”Manuel” de Corneliu Zeană în limba albaneză [AL]

Profesor doktori në kardiologji, Korneliu D. Zeana, u lind më 11 prill 1939, në qytetin rumun Rëmniku-Vëlçea. U detyrua të ishte punëtor i thjeshtë në Hekurudhë, fill pasi e përjashtuan nga shkolla për shkak të arrestimit të të atit, mjek e profesor në Universitetin e Kluzh-Napokës. Në këtë qytet, pas shumë pengesash e peripecish të natyrës politike, edhe Korneliu D. Zeana vazhdoi dhe përfundoi me Diplomë të Merituar Fakultetin e Mjekësisë, më 1961. Rezultatet e shkëlqyera në mësime i dhanë të drejtën të zgjidhte vendin e punës. Mjeku i ri kërkoi diçka që hynte në kategorinë e punëve “tepër të vështira”. Themeloi ambulancën dhe shtëpinë e lindjes në komunën Mujereaska të rrethit Vëlçea dhe, pasë pesë vjetësh ushtrimi të profesionit në fshat, u caktua preparator në Fakultetin e Mjekësisë “Karol Davila” të Bukureshtit. Në periudhën 1967-1989 ishte docent pranë katedrës së Mjekësisë së Brendshme dhe të Kardiologjisë.
Korneliu D. Zeana është anștar nderi i Akademisë së Mjekësisë të Rumanisë dhe i Komitetit Drejtues të Shoqatës së Mjekëve Shkrimtarë dhe Publicistë Rumunë (SMSPR), degë e Bashkimit Botëror të Shkrimtarëve Mjekë (UMEM).
Ka botuar poezi, ese dhe proza të shkurtra në organet “Dacia Literara”, “Literatorul”, “Romania Libera”, “Adevarul”, “Contemporanul” etj, është përfshirë si autor në antologji epigramesh dhe në Fonotekën e Artë të Radiopërhapjes Rumune. Është drejtor themelues i revistës “Cugetarea europeană” (Mendimi evropian), që merret kryesisht me filozofinë politike të Bashkimit Evropian; president themelues i Seksionit Rumun të Lëvizjes Evropiane dhe i Shoqatës Evropiane të Kuadrove Mësimdhënëse, seksioni Rumania. Këto shoqata, me seli qëndrore në Bruksel dhe të përfaqësuara në Parlamentin Evropian, promovojnë frymën evropiane në Rumani, por edhe imazhin e saj në Kontinentin Plak.