Në datat 28 nëntor - 2 dhjetor 2017, në qytetin rumun Alba Iulia, zhvilloi punimet Kongresi i përvitshëm i Botës Shpirtërore Rumune. Në këtë forum të rëndësishëm kulturor e shkencor ndërkombëtar, të drejtuar me pasion, kompetencë e zhdërvjelltësi nga intelektuali poliedrik, akademiku Viktor Kraçun, krahas pjesëmarrësve të përfaqësuesve të bashkësive rumune nga mbi 35 vende të botës, ishin ftuar dhe morën pjesë me kumtesa në seksionet përkatëse akademiku Kopi Kyçyku dhe intelektuali arumun Dhimitër Tanellari.