Më 12 prill 2006 u formua në
Bukuresht dhe u jetësua si institucion kulturor-artistik, me personalitet juridik, me ekzistencë kohore të
pakufizuar Shoqëria Kulturore Shqiptare „Haemus”. Joqeveritare, pa karakter politik dhe jofitimprurëse, Shoqëria Kulturore Shqiptare „Haemus” funksionon në përputhje me nenet e Statutit të vet dhe të Ligjit Nr.21/1924,
Synimi kryesor i Shoqërisë Kulturore Shqiptare „Haemus” është promovimi i kulturave dhe qytetërimeve rumun e shqiptar, në të gjitha trajtat e shprehjes së tyre, përmirësimi i marrëdhënieve ndërkulturore dhe integrimi në cirkuitet evropian e botëror.
Synimi kryesor i Shoqërisë Kulturore Shqiptare „Haemus” është promovimi i kulturave dhe qytetërimeve rumun e shqiptar, në të gjitha trajtat e shprehjes së tyre, përmirësimi i marrëdhënieve ndërkulturore dhe integrimi në cirkuitet evropian e botëror.
Duke mbajtur
parasysh tolerancën tradicionale shqiptare dhe sidomos kontekstin integrues
evropian që po përjetojnë kombet shqiptar e rumun, Statuti i Shoqërisë jo
vetëm u krijon mundësi të gjera përfaqësimi shqiptarëve të
kudondodhur, por edhe synon të afrojë sa më shumë miq e dashamirës të
Shqipërisë, studiues të shqipes, të kulturës dhe të historisë shqiptare, që
ndodhen në Rumani dhe në vende të tjera. Në të njëjtën kohë, Statuti i Shoqërisë mundëson njohjen më të plotë e
më të saktë të kulturës rumune në hapësirat shqipfolëse dhe në ato evropiane e
më gjerë.
Programi i Shoqërisë Kulturore Shqiptare „Haemus” përfshin hapa konkrete për ri-integrimin e kulturave shqiptare
e rumune në cirkuitet evropiane e botërore; njohjen reale të jetës, mendësisë, veçantive
etnike dhe kulturore të pakicave dhe grupeve etnike që jetojnë në Rumani, çka lehtëson mirëkuptimin dhe mënjanon shkallë-shkallë tensionet
ekzistuese, ose ato që mund të shfaqen në varësi nga gjendja e
shoqërisë bashkëkohore; shkëmbimin e informacionit kulturor dhe të qytetërimit mbi
dhe ndërmjet pakicave dhe grupeve etnike të hapësirës ballkanike dhe
eurojuglindore; grumbullimin e të dhënave të panjohura më parë, që lidhen me
besimet fetare, me historinë dhe qytetërimin ballkanik e të Evropës Juglindore,
si dhe themelimin, - në përputhje me një traditë të hershme paqtuese shqiptare,
- të një Qëndre Evropiane të Drejtimit Kulturor dhe të Parandalimit të
Konflikteve me karakter etnik, fetar, kulturor etj.
Shoqëria Kulturore Shqiptare „Haemus” ofron shërbime përkthimi në gjuhët shqip, rumanisht, turqisht e italisht
dhe organizon kurse intensive për mësimin dhe përkryerjen e gjuhëve shqip e rumanisht,
apo edhe për gjuhë të tjera nga vendet rajonit. Kurset e gjuhës përmbajnë
edhe njohuri thelbësore rreth historisë, kulturës dhe qytetërimit ballkanik e
evropian.
Përveç shqiptarëve të mirëfilltë
apo me prejardhje shqiptare, Statuti i Shoqërisë u jep mundësinë të
bëhen antarë të saj edhe personave të tjerë, në radhë të parë shtetasve rumunë që
e pranojnë Statutin e saj dhe mbështesin realizimin e pikësynimeve të Shoqërisë.
Antarë nderi të Shoqërisë
Kulturore Shqiptare „Haemus” janë tashmë dhe do të bëhen në vijim personalitetet
e kulturës e të shkencës nga vende të ndryshme, pavarësisht nga prejardhja e
tyre etnike, të cilët japin ndihmesë në lartësimin e prestigjit të kulturës
juglindore dhe të Shoqërisë.
Synimeve të Shoqërisë Kulturore Shqiptare „Haemus” u shërbejnë edhe veprimtaritë e Revistës Haemus dhe të Shtëpisë Botuese Librarium Haemus.
Synimeve të Shoqërisë Kulturore Shqiptare „Haemus” u shërbejnë edhe veprimtaritë e Revistës Haemus dhe të Shtëpisë Botuese Librarium Haemus.
President i Përhershëm i A. C. A. ”HÆMUS”
është Akad. Kopi Kycyku