Un film al Iulei Enkelana la Festivalului Internațional de Film de la Tirana [RO / AL]

Poster by KÜdesign
[RO] 

Scurtmetrajul ”de/mascat” (un/masked) al Iuliei Enkelana (pseudonimul Iuliei-Maria Kycyku, elevă a Liceului Teoretic Al. I Cuza din București) a fost selecționat la competiția oficială a Festivalului Internațional de Film de la Tirana, secțiunea Video Art - TIFF 2017.

Filmul este ”O metaforă a trecerii timpului în încercări de a cunoaște și a se cunoaște, de a proba măști și vise, dar mai ales de a nu renunța la copilărie. Nu toate măștile sunt nocive; nu orice ascundere a mișcărilor sufletului este negativă.

Rolul protagonistei este jucat de Alida-Marena Kycyku (n. 2008), iar muzica este compusă de Philip Landini din SUA.

Ai impresia că toate căutările singurătății unei fetițe se termină când inelele visate i se potrivesc, - relatează autoarea filmului. Dar atunci încep căutările, uneori în trecut, ale unei femei.

Născută la București, Iulia Enkelana este autoarea unor filme de scurt metraj și eseuri vizuale, a unei piese de teatru, a câtorva proze scurte și a albumelor 'eyeland' (grafici) și 'do you remember your first loneliness?' (fotografii).

Condus de cineastul albanez Agron Domi, Festivalul Internațional de Film de la Tirana (Tirana International Film Festival / TIFF Tirana, www.tiranafilmfest.com) a fost înființat în anul 2003 și este considerat unul dintre cele mai importante evenimente cinematografice din Balcani.

De-a lungul celor 14 ediții, invitați de onoare și premiați au fost Theo Angelopoulos, Ken Loach, Aleksandar Manic, Alessandro Piva, Alexandre Rockwell, Andrea Barzin, Angeliki Antoniou, Carl Henrik Svenstedt, Franko Nero, Goran  Paskaljevic, Phil Parmet, Sam Green, Sergio Rubini și alții.

Tirana International Film Festival organizează în fiecare an retrospective dedicate unor personalități marcante ale cinematografiei, precum Alexandre Rockwell, John Cassavetes, Dusan  Makavejev, Gianni Amelio, Jos Stelling, Mary Jordan, Serghei Paradjanov.

***

[AL]

Filmi i metrazhit të shkurtër "pa/maskuar" (de/mascat; un/masked) i Iulia Enkelanës (pseudonimi i Julia-Maria Kyçykut), nxënëse në Liceun Teorik "Al. I. Cuza" të Bukureshtit, është përzgjedhur në garën zyrtare, seksioni Video Art TIFF 2017 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë.

Filmi është "Një metaforë e rrjedhës së kohës në përpjekje për të njohur dhe për t'u njohur, për të provuar maska dhe ëndrra, por sidomos për të mos hequr dorë nga fëminia. Jo të gjitha maskat janë të dëmshme; jo çdo fshehje e lëvizjeve të shpirtit është negative".

Rolin e protagonistes e luan Alida-Marena Kyçyku (lindur më 2008), ndërsa muzika është kompozuar nga Philip Landini (SHBA).

Ke përshtypjen sikur të gjitha kërkimet e vetmisë së një vajze marrin fund kur unazat që ka ëndërruar i rrinë përsosur në gishta, - shkruhet në paraqitjen e filmit. Por atëhere zenë fill kërkimet, nganjëherë në të kaluarën, e një gruaje".

E lindur në Bukuresht, Iulia Enkelana është autorja e disa filmash të metrazhit të shkurtër dhe esesh pamore, e një pjese teatri, e disa prozave të shkurtra dhe e albumeve ‘eyeland‘ (vizatime) dhe ‘do you remember your first loneliness?’ (fotografi).

I drejtuar nga kineasti shqiptar Agron Domi, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë (Tirana International Film Festival / TIFF Tirana, www.tiranafilmfest.com) u themelua në vitin 2003 dhe vlerësohet si një nga evenimentet më të rëndësishme kinematografike të Ballkanit e më gjerë.

Gjatë 14 edicioneve të tij kanë qenë të ftuar nderi dhe kanë marrë çmime: Theo Angelopoulos, Ken Loach, Aleksandar Manic, Alessandro Piva, Alexandre Rockwell, Andrea Barzin, Angeliki Antoniou, Carl Henrik Svenstedt, Franko Nero, Goran Paskaljevic, Phil Parmet, Sam Green, Sergio Rubini e të tjerë.

Tirana International Film Festival organizon përvit retrospektiva kushtuar disa personaliteteve të shquara të kinematografisë, si: Alexandre Rockwell, John Cassavetes, Dusan Makavejev, Gianni Amelio, Jos Stelling, Mary Jordan, Serghei Paradjanov.

* Njoftimi është dhënë edhe nga portali kulturor rumun Agenția de Carte
si dhe nga Kultplus