Vlerësim i lartë për shkencëtarin shqiptar



Më 30 maj 2010, në Katedralen Monumentalis Ecclesia Sancti Silvestri Tiburnensis të qytetit italian Tivoli (30 kilometra larg Romës), në prani të mjaft përfaqësuesve të kulteve të ndryshme fetare, të kulturës e të shtypit, nën drejtimin e Monsinjor Kavalier Luixhi Kazolini, Rektor e President i Shoqatës San Silvestro Papa, u zhvillua ceremonia solemne e dorëzimit të titujve "për veprimtari të shquar shpirtërore, kulturore dhe sociale, gjithnjë në shërbim të mbarë Bashkësisë dhe të Kishës", një numuri personalitetesh vendëse dhe të huaja.

Akademiku shqiptar Kopi Kyçyku ishte njëri ndër tre të nderuarit me titullin më të epërm "Fisniku i Shën Silvestrit"

Jehona e një ekspozite / Ecoul unei expoziţii...


Në dy javët e para të majit 2010, në Bukuresht qëndroi e hapur ekspozita e piktores së mirënjohur Rudina Proda. E lindur në Tiranë më 11 nëntor 1978, Rudina Proda vuan nga sëmundja e autizmit. Qysh kur mbushi një muaj jetë, iu nënshtrua një procesi kurimi intensiv me synim riaftësimin dhe integrimin në veprimtarinë sociale, në shoqëri. Mbaroi shkollën 8-vjeçare “11 Janari-Edith Durham” në kryeqytet, ndërsa më pas, për një vit, vazhdoi si dëgjuese gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, po në Tiranë. Është në gjendje të shkruajë, të lexojë dhe të komunikojë me dialogje të shkurtër. Ka filluar të pikturojë në tetor 1989. Deri më 1995 punoi pranë pedagogut të talentuar Bashkim Dervishi dhe vazhdoi më tej të punonte e pavarur, si profesioniste e mirëfilltë, në studion e vet “Art Rudina”, atelje i pajisur me gjithçka të nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë krijuese të një artisti të vërtetë. Në fondin e saj, Rudina ka mbi 3000 piktura. Deri tani ka organizuar mbi 125 ekspozita, nga të cilat 56 vetjake: në Shqipëri (30), Kosovë (1), Bullgari (1), Bosnjë-Hercegovinë (1), Danimarkë (1), Estoni (1), Hungari (2), Itali (1), Uells (1), Francë (2), Zvicër (2), Finlandë (2), Poloni (3), Kroaci (6), Slloveni (1), Greqi (1). Ajo ka fituar mbi 30 çmime, diploma, çertifikata, në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.