Iulia Enkelana - Premiul pentru cea mai bună fotografie diversă - LicArt ediţia 2017 / Çmimi për fotografinë më të mirë, kategoria Diverse, LicArt 2017


Iulia Enkelana (pseudonimul artistic al Iuliei-Maria Kyçyku), elevă a Liceului Teoretic ”Al. I. Cuza” din București, primește Premiul pentru cea mai bună fotografie diversă, în cadrul Festivalului Național de Arte pentru Liceeni LicArt, ediţia 2017. 
LicArt este considerat cel mai mare și cel mai important concurs de arte pentru liceeni din România. 

Iulia Enkelana (pseudonimi artistik i Iulia-Maria Kyçykut), nxënëse e Gjimnazit Teorik "Al. I. Cuza" të Bukureshtit, merr Çmimin për fotografinë më të mirë, kategoria Diverse, në Festivalin Kombëtar të Arteve për Gjimnazistë LicArt, edicioni 2017. 
LicArt cilësohet si konkursi më i madh e më i rëndësishëm i arteve për gjimnazistët në Rumani.

Kongresi i Botës Shpirtërore Rumune / Congresul Spiritualității Românești - Alba Iulia 2017

Në datat 28 nëntor - 2 dhjetor 2017, në qytetin rumun Alba Iulia, zhvilloi punimet Kongresi i përvitshëm i Botës Shpirtërore Rumune. Në këtë forum të rëndësishëm kulturor e shkencor ndërkombëtar, të drejtuar me pasion, kompetencë e zhdërvjelltësi nga intelektuali poliedrik, akademiku Viktor Kraçun, krahas pjesëmarrësve të përfaqësuesve të bashkësive rumune nga mbi 35 vende të botës, ishin ftuar dhe morën pjesë me kumtesa në seksionet përkatëse akademiku Kopi Kyçyku dhe intelektuali arumun Dhimitër Tanellari.

La Mulți Ani, Albania / Për Shumë Vjet, Shqipëri!

28.11.2017 - 105 ani de la Proclamarea Independenței de Stat / 105 vjet nga Shpallja e Pavarësisë

Veprimtari shkencore kushtuar marrëdhënieve shqiptaro-rumune / Activitate științifică dedicată relațiilor albano-române (Korçë, Albania) AL

Më 10 nëntor 2017, në amfiteatrin e mbushur plot me studentë, pedagogë dhe punonjës shkencorë të Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, u zhvillua një veprimtari me temë historinë e marrëdhënieve tradicionale dhe gjithëpërfshirëse shumëshekullore ndërmjet popujve shqiptar e rumun, për rolin e arumunëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Rumanisë, si elementë  ndërlidhës midis Shqipërisë e Rumanisë dhe ndihmesës së çmuar që ata kanë dhënë e japin në vazhdimësi në fusha të ndryshme, në të dy vendet.

Për sa më sipër folën ambasadori i Rumanisë në Tiranë, Mirçea Perpelea, dhe akademiku Kopi Kyçyku, president ekzekutiv i Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Haemus” me seli qendrore në Bukuresht. 
Në fund, pjesëmarrësit bënë pyetje dhe diskutime.

Un film al Iulei Enkelana la Festivalul Internațional de Film de la Tirana [RO / AL]

Poster by KÜdesign
[RO] 

Scurtmetrajul ”de/mascat” (un/masked) al Iuliei Enkelana (pseudonimul Iuliei-Maria Kycyku, elevă a Liceului Teoretic Al. I Cuza din București) a fost selecționat la competiția oficială a Festivalului Internațional de Film de la Tirana, secțiunea Video Art - TIFF 2017.

Filmul este ”O metaforă a trecerii timpului în încercări de a cunoaște și a se cunoaște, de a proba măști și vise, dar mai ales de a nu renunța la copilărie. Nu toate măștile sunt nocive; nu orice ascundere a mișcărilor sufletului este negativă.

Rolul protagonistei este jucat de Alida-Marena Kycyku (n. 2008), iar muzica este compusă de Philip Landini din SUA.

Ai impresia că toate căutările singurătății unei fetițe se termină când inelele visate i se potrivesc, - relatează autoarea filmului. Dar atunci încep căutările, uneori în trecut, ale unei femei.

Născută la București, Iulia Enkelana este autoarea unor filme de scurt metraj și eseuri vizuale, a unei piese de teatru, a câtorva proze scurte și a albumelor 'eyeland' (grafici) și 'do you remember your first loneliness?' (fotografii).

Condus de cineastul albanez Agron Domi, Festivalul Internațional de Film de la Tirana (Tirana International Film Festival / TIFF Tirana, www.tiranafilmfest.com) a fost înființat în anul 2003 și este considerat unul dintre cele mai importante evenimente cinematografice din Balcani.

De-a lungul celor 14 ediții, invitați de onoare și premiați au fost Theo Angelopoulos, Ken Loach, Aleksandar Manic, Alessandro Piva, Alexandre Rockwell, Andrea Barzin, Angeliki Antoniou, Carl Henrik Svenstedt, Franko Nero, Goran  Paskaljevic, Phil Parmet, Sam Green, Sergio Rubini și alții.

Tirana International Film Festival organizează în fiecare an retrospective dedicate unor personalități marcante ale cinematografiei, precum Alexandre Rockwell, John Cassavetes, Dusan  Makavejev, Gianni Amelio, Jos Stelling, Mary Jordan, Serghei Paradjanov.

***

[AL]

Filmi i metrazhit të shkurtër "pa/maskuar" (de/mascat; un/masked) i Iulia Enkelanës (pseudonimi i Julia-Maria Kyçykut), nxënëse në Liceun Teorik "Al. I. Cuza" të Bukureshtit, është përzgjedhur në garën zyrtare, seksioni Video Art TIFF 2017 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë.

Filmi është "Një metaforë e rrjedhës së kohës në përpjekje për të njohur dhe për t'u njohur, për të provuar maska dhe ëndrra, por sidomos për të mos hequr dorë nga fëminia. Jo të gjitha maskat janë të dëmshme; jo çdo fshehje e lëvizjeve të shpirtit është negative".

Rolin e protagonistes e luan Alida-Marena Kyçyku (lindur më 2008), ndërsa muzika është kompozuar nga Philip Landini (SHBA).

Ke përshtypjen sikur të gjitha kërkimet e vetmisë së një vajze marrin fund kur unazat që ka ëndërruar i rrinë përsosur në gishta, - shkruhet në paraqitjen e filmit. Por atëhere zenë fill kërkimet, nganjëherë në të kaluarën, e një gruaje".

E lindur në Bukuresht, Iulia Enkelana është autorja e disa filmash të metrazhit të shkurtër dhe esesh pamore, e një pjese teatri, e disa prozave të shkurtra dhe e albumeve ‘eyeland‘ (vizatime) dhe ‘do you remember your first loneliness?’ (fotografi).

I drejtuar nga kineasti shqiptar Agron Domi, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë (Tirana International Film Festival / TIFF Tirana, www.tiranafilmfest.com) u themelua në vitin 2003 dhe vlerësohet si një nga evenimentet më të rëndësishme kinematografike të Ballkanit e më gjerë.

Gjatë 14 edicioneve të tij kanë qenë të ftuar nderi dhe kanë marrë çmime: Theo Angelopoulos, Ken Loach, Aleksandar Manic, Alessandro Piva, Alexandre Rockwell, Andrea Barzin, Angeliki Antoniou, Carl Henrik Svenstedt, Franko Nero, Goran Paskaljevic, Phil Parmet, Sam Green, Sergio Rubini e të tjerë.

Tirana International Film Festival organizon përvit retrospektiva kushtuar disa personaliteteve të shquara të kinematografisë, si: Alexandre Rockwell, John Cassavetes, Dusan Makavejev, Gianni Amelio, Jos Stelling, Mary Jordan, Serghei Paradjanov.

* Njoftimi është dhënë edhe nga portali kulturor rumun Agenția de Carte
si dhe nga Kultplus

Iulia Enkelana: Do you remember your first loneliness? - photo album

Qendër e poezisë evropiane (The international poetry and chamber music festival 2017) AL


Mes datave 6 dhe 9 korrik 2017, në qytetin Bistrița të Rumanisë u zhvillua Festivali Ndërkombëtar i Poezisë dhe Muzikës së Dhomës (edicioni IX), që tashmë vlerësohet si njëri ndër festivalet më të rëndësishëm të Evropës. Organizuar nga Qëndra për Kulturë Bistrița-Năsăud, Shoqata e Koncerteve Bistrița, mbështetur nga Administrata e Fondit Kulturor Kombëtar të Rumanisë, Instituti Kulturor Rumun, Flemish Literature Fund, Qendra Evropiane Direct Bistriţa, Radio România Cultural etj, me drejtor festivali dr. Gavril Ţărmure dhe përgjegjës shkrimtarët Dan Coman dhe Marin Mălaicu-Hondrari, Festivali „Poezia është në Bistrița” fton çdo vit përfaqësues të shquar të poezisë botërore në gjuhë të ndryshme. Njëri ndër të ftuarit e këtij edicioni ishte poeti, prozatori dhe botuesi Arian Leka, i cili pati lexime dhe takime letrare gjatë 4 ditëve të festivalit.

Në „Qendrën Multikulturore Sinagoga Bistrita” lexuan krijimet e tyre, u paraqitën dhe ishin të pranishëm poetja dhe aktorja e shquar rumune Ioana Crăciunescu, poetët Ion Mureșan dhe Caius Dobrescu, prozatori Ioan Groșan, poetët Gökçenur Celebioğlu (Turqi), Pablo Garcia Casado (Spanjë), Lies Van Gasse (Belgjikë), Alexandru Vakulovski (Republika e Moldavisë), Denes Krusovszky (Hungari), si dhe disa nga zërat më të fuqishëm të poezisë rumune bashkëkohore. Leximet publike u shoqëruan me muzikë nga trupat e njohura „Trigon”, „Liviu Mărculescu Jazz Unit” dhe „ArgEn Tango”, dhe me poezi të interpretuara nga aktorja Dorothea Petre.

Revistat Haemus dhe Poeteka në stendën e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, Bistrița, Rumani 
Centrul Multicultural Sinagoga Bistrița
Në ditën e fundit të festivalit, në restorantin Rapsodia, u zhvillua një dialog rreth shtëpive botuese dhe revistave bashkëkohore të poezisë dhe u paraqitën botimet e freskëta të shtëpisë botuese Charmides; revistat „Alecart”, „Haemus”, „Poeteka”, „Observatorul Cultural”, „Infinitezimal”, si dhe Plarforma „RomanianLiterature Now” (realizuar nga Cezar Gheorghe dhe Emanuela Ignăţoiu).

Veç leximeve dhe takimeve, shkrimtari Arian Leka mori pjesë në paraqitjen e vëllimit të tij antologjik në gjuhën rumune "Biblioteka lundruese" (Biblioteca plutitoare) botuar nga Editura Charmides. Nuk është libri i parë i Arian Lekës në rumanisht. Plot 10 vjet më parë, Librarium Haemus botonte në Bukuresht "Anija e Gjumit" (Nava Somnului) në përkthimin e Kopi Kyçykut.

Biblioteca plutitoare / Biblioteka lundruese - rumanisht
Disa nga organet e shtypit kulturor rumun shkruan për praninë dhe suksesin e veprës poetike të Arian Lekës në këtë forum të lartë të poezisë evropiane. “Arian Leka… emri që më zgjonte më tepër interes nuk më zhgënjeu, - shënon revista e njohur kulturore Alecart. E si mund të më zhgënjente njeriu, deti i të cilit i përket atij dhe vetëm atij? Dan Coman-i u kujdes të na parapërgatiste: ky njeri ka si kafshë shoqëruese një det. Një det që mbushet me tjetër det: pamje, ndjesi, nipër, stërnipër, mendime, dhimbje, shpresa, dëshpërime... Poeti ndalet para mikrofonit. Një çast heshtjeje. Salla pret me kurreshtje të dëgjojë. Dhe fillon. Shqipton vargje në një gjuhë të cilën ti nuk e njeh dhe që tingëllon si incantatio mistike, e thellë dhe turbulluese, që rrjedh plot peshë, gjithnjë e më afër teje dhe që ka një muzikalitet të veçantë. Sheh djathtas drejt tablosë ku jepen vargjet e përkthyer, i lexon dhe nuk di nëse pika ku ke mbëritur ti është edhe pika ku ka mbërritur poeti... Ishte fjalë dhe emocion, teksa gjuha u bë e të gjithëve, sepse këtu në Bistrița, poezia, ashtu si edhe deti, u përket të gjithë atyre që duan ta hapin shpirtin dhe... të dëgjojnë”.


Në antologjinë që ne kemi botuar, - tha poeti i shquar rumun dhe njëri ndër organizatorët e Festivalit, Dan Coman, - Arian Leka ka krijuar me poezine e tij një det më vete, një det për veten dhe një det tjetër për vendin e tij. Në këtë det të gjerë e të thellë letrar ai na fton herë pas here edhe ne, lexuesit e tij.  Dhe ne, ndonëse e dimë që ky det nuk ekziston në asgjë hartë gjeografike, e besojmë aq shumë se ky det i tij dhe i yni ekziston, saqë shkojmë ta vizitojmë, e lexojmë dhe e përkthejmë, madje kridhemi në këtë det që Arian Leka krijoi edhe për lexuesin e tij në Rumani”.

I ftuar për të paraqitur Revistën Haemus, shkrimtari Ardian-Christian Kyçyku, - që është edhe përkthyesi i Bibliotekës lundruese në rumanisht, - u shpreh për shtypin: „Nuk ndodhemi para një poezie kryengritëse, apo gjoja-profetike që rropatet të ndreqë të shkuarën dhe të ardhmen duke dënuar apo përçmuar të tashmen, e as para ndonjë liste me pakënaqësi, ankesa, qarje, por para një dëshmie të patundshme se edhe në këtë epokë të pragmatizmit batërdisës mund të jetohet poetikisht, lart, në mënyrë klasike, në harmoni. Është një poezi që, pa bujë, nderon thellësisht vuajtjen, dhimbjen dhe mundimet e shpirtit njerëzor, por edhe shpirtin e botësi si krijim të Zotit, duke nxjerrë nga të gjitha dritë të kulluar arti. (...) Rrallëherë ndodh që e njëjta poezi, e lexuar pa zë dhe me zë, në publik, të ketë të njëjtin ndikim. Ky lloj poezie, - që shmang çdo element spektakli, - siç edhe u pa këto ditë, është në gjendje ta shndërrojë mbarë bashkësinë e larmishme dhe shumëgjuhëshe të dëgjuesve në një lexues të vetëm, dhe sallën e madhe – në një dhomëze të vetme, apo në një cep vetmitar leximi”.

Duke zhvilluar përvit Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë dhe të Muzikës së Dhomës, Festivalin e Prozës së Shkurtër dhe të Leximit dhe Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit, qyteti Bistrița është kthyer tashmë në një qendër evropiane artesh.


  

 

Pamje nga qyteti Bistrița dhe zona turistike Colibița, ku u zhvillua një private reading i Festivalit. Photo: HaemusPress

Arian Leka: ”Biblioteca plutitoare” (antologie de autor) în limba română

Antologji autori e Arian Lekës në rumanisht, "Biblioteka lundruese" (Biblioteca plutitoare), botuar nga tashmë e famshmja Editura Charmides. / Antologia de autor a lui Arian Leka, ”Biblioteca plutitoare” (tradusă din albaneză de Ardian Kyçyku) apărută la Editura Charmides din Bistrița.


Legături albano-române / Lidhje shqiptaro-rumune [AL-RO]


Lidhjet kulturore mes shqiptarëve e rumunëve janë shumë më të thella nga sa paraqiten rëndom në shtyp. Dokumenti i mëposhtëm shton një dëshmi më tepër / Legăturile culturale între albanezi şi români sunt cu mult mai profunde decât le prezintă de obicei presa. Documentul alăturat doar mai adaugă o dovadă:

Viti 1957 - Ernest Koliqi propozon për Çmimin Nobel në Letërsi shkrimtarin dhe shkencëtarin e famshëm rumun Mircea Eliade. / 
Anul 1957 - Marele scriitor albanez Ernest Koliqi îl propune pentru Premiul Nobel în Literatură pe Mircea Eliade.


Ernest Koliqi (Ernést Kolíchii) - Prozator, poet, dramaturg, eseist, editor şi profesor de literatură (Shkodra, 1903 - Roma, 1975). A studiat literatura la Padova, în Italia. Autor al volumelor: “Umbra munţilor”, “Negustor de steaguri” "Chemarea lui Skanderbeg", "Urma anotimpurilor", "Simfonia vulturilor", "Gustul pâinii dospite", "Oglinzile lui Narcis", "Leagănul de aur", "Lună însângerată" etc. A înfiinţat în Italia importante centre universitare de studii ale civilizaţiei albaneze, precum şi reviste de literatură, cultură şi spiritualitate. Este considerat unul dintre întemeietorii prozei albaneze moderne.
Mircea Eliade (Mírçea Eliáde), shkrimtar, historian e filozof rumun (Bukuresht 1907 - Çikago 1986), specialist i shquar në historinë e feve dhe në studimin e miteve.

* Photos from Nobel Prize Foundation Archive

A.-Ch. Kyçyku - Marele Premiu la Festivalul internațional de film de foarte scurt metraj Très court 2017

Revista Haemus Nr. 54-57 - onLine

Haemus Plus Nr. I, 2016/2017

Së shpejti / Curând / Soon...

“Viața începe vineri” de Ioana Pârvulescu în limba albaneză [AL]

“Romani ka dhe një strukturë origjinale. Të gjithë personazhet, edhe kur nuk janë të lidhur me njeri tjetrin, jetojnë paralel me njeri tjetrin. Parvulesku ka shkruar dhe shkruan mjaft non-fiction – për këtë arsye ka një ndjenjë të ndryshme mase në shtjellimin e subjektit dhe të narracionit; por, në libër gjejmë  dhe atmosferë Krishtlindjesh Dikensiane, të përzier me lidhje dashurore, vetmi, mister dhe realitet të ashpër, të gjitha brenda kornizës historike.
Përse ky roman tërhoqi shumë vëmendjen, përse u përkthye menjëherë në një numër të madh gjuhësh? Ndoshta për pyetjet që ngrejnë personazhet e autores dhe fati i tyre? Cila është bota ku ne duam të jetojmë? E shkuara? E tashmja apo e ardhmja? Do të jemi gjithnjë pre e ëndrrës, pa u përpjekur të ndryshojmë të tashmen, që është e ardhmja e të shkuarve të dikurshëm, pra ne jemi ëndrra e tyre? Këtë kishin dashur ata?
Të gjitha këto pyetje ekzistenciale, të shprehura përmes një mjeshtërie të habitshme artistike dhe tejet origjinale, siç thamë dhe më lart, na shtyn ta lexojmë jo vetëm me  kureshtje, por edhe me reflektim.
Në shqip, romanin Jeta fillon të premten e ka sjellë shtëpia botuese PEGI, me përkthimin e shkëlqyer të Kopi Kyçykut, njohës i vjetër e i thellë i gjuhës rumune, por, për më tepër njohës dhe dashurues i shqipes dhe i mundësive të saj të pamata letrare”.
Diana Çuli
Gazeta MAPO, 2017

Joana Parvulesku
Jeta fillon të premten, roman
Shqipëroi Kopi Kyçyku
Botoi PEGI, Tiranë 2017

”Manuel” de Corneliu Zeană în limba albaneză [AL]

Profesor doktori në kardiologji, Korneliu D. Zeana, u lind më 11 prill 1939, në qytetin rumun Rëmniku-Vëlçea. U detyrua të ishte punëtor i thjeshtë në Hekurudhë, fill pasi e përjashtuan nga shkolla për shkak të arrestimit të të atit, mjek e profesor në Universitetin e Kluzh-Napokës. Në këtë qytet, pas shumë pengesash e peripecish të natyrës politike, edhe Korneliu D. Zeana vazhdoi dhe përfundoi me Diplomë të Merituar Fakultetin e Mjekësisë, më 1961. Rezultatet e shkëlqyera në mësime i dhanë të drejtën të zgjidhte vendin e punës. Mjeku i ri kërkoi diçka që hynte në kategorinë e punëve “tepër të vështira”. Themeloi ambulancën dhe shtëpinë e lindjes në komunën Mujereaska të rrethit Vëlçea dhe, pasë pesë vjetësh ushtrimi të profesionit në fshat, u caktua preparator në Fakultetin e Mjekësisë “Karol Davila” të Bukureshtit. Në periudhën 1967-1989 ishte docent pranë katedrës së Mjekësisë së Brendshme dhe të Kardiologjisë.
Korneliu D. Zeana është anștar nderi i Akademisë së Mjekësisë të Rumanisë dhe i Komitetit Drejtues të Shoqatës së Mjekëve Shkrimtarë dhe Publicistë Rumunë (SMSPR), degë e Bashkimit Botëror të Shkrimtarëve Mjekë (UMEM).
Ka botuar poezi, ese dhe proza të shkurtra në organet “Dacia Literara”, “Literatorul”, “Romania Libera”, “Adevarul”, “Contemporanul” etj, është përfshirë si autor në antologji epigramesh dhe në Fonotekën e Artë të Radiopërhapjes Rumune. Është drejtor themelues i revistës “Cugetarea europeană” (Mendimi evropian), që merret kryesisht me filozofinë politike të Bashkimit Evropian; president themelues i Seksionit Rumun të Lëvizjes Evropiane dhe i Shoqatës Evropiane të Kuadrove Mësimdhënëse, seksioni Rumania. Këto shoqata, me seli qëndrore në Bruksel dhe të përfaqësuara në Parlamentin Evropian, promovojnë frymën evropiane në Rumani, por edhe imazhin e saj në Kontinentin Plak.