Kronikë kulturore rumune (Cronică culturală românească / AL)
Viktor Bakillari
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Universiteti i Tiranës
Nga 28.11-2.12.2015,
në Rumani (vend i begatë me popull punëtor, mikpritës dhe ndërtimtar, vend ku
mbas punëve të mëdha këndohet, vallëzohet, pihet raki ballë kazani dhe / ose
verë e cilësisë së lartë) u zhvillua Kongresi i 19-të i Botës
Shpirtërore Rumune (“CONGRESUL SPIRITUALITĂŢII ROMĂNEŞTI, Ediţia a XIX-a”).
Përfaqësues nga
bashkësitë rumune anembanë botës, por jo vetëm, mblidhen çdo vit në qytetet
Alba Iulia dhe Zlatna, vende këto që shtrihen në pjesën qendrore, në zemër të
Rumanisë, rreth 350 km. larg Bukureshtit të bukur.
Në këtë Kongres,
i cili zhvillohet çdo vit, pati edhe përfaqësues nga vendi ynë.
Qëllimi i këtij
kongresi të përvitshëm, i krijuar e i thirrur nga Lidhja kulturore për
bashkimin e rumunëve kudo që janë në botë, është që të kontribuojë për njohjen
dhe forcimin e lidhjeve mes rumunëve të shpërndarë në të katër anët e globit si
dhe mbajtjen fort të lidhjeve të tyre me Rumaninë - vendorigjinën e tyre. Sipas
të dhënave, sivjet morën pjesë përfaqësues nga rreth 30 shtete.
Midis tyre pati pjesëmarrës
edhe nga Shqipëria.
Akademik Kopi Kyçyku, (zëvendëspresident i
forumeve më të larta të këtij kongresi, i vetmi i huaj në pozita kaq të larta
në këtë kongres të përvitshëm), shqiptar rumunofon, fumunofil dhe rumunolog, i
cili ishte në kryesinë e zgjedhur për të drejtuar punimet e Kongresit. Krahas
kësaj, z. Kyçyku përuroi 4 libra në gjuhët shqipe dhe rumune duke ligjëruar me
një rumanishte të shkëlqyer...
Subscribe to:
Posts (Atom)